Bota

Siria përshëndet heqjen e sanksioneve të OKB-së ndaj udhëheqësve të vendit

Këshilli i Sigurimit hoqi presidentin Ahmad al-Sharaa dhe ministrin e Brendshëm Anas Khattab nga lista e sanksioneve

Rania R.a. Abushamala  | 07.11.2025 - Përdıtësım : 07.11.2025
Siria përshëndet heqjen e sanksioneve të OKB-së ndaj udhëheqësve të vendit

Stamboll

Siria përshëndeti vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të hequr presidentin Ahmad al-Sharaa dhe ministrin e Brendshëm Anas Khattab nga lista e sanksioneve për DEASH-in dhe Al-Kaidën, duke e quajtur atë një dëshmi të mëtejshme të legjitimitetit diplomatik në rritje të Damaskut, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në rrjetin social amerikan X, ministri i Jashtëm Asaad al-Shaibani tha:
“Edhe një herë, dhe jo për herë të fundit, diplomacia siriane riafirmon praninë e saj aktive dhe aftësinë për të bërë përparim të qëndrueshëm në heqjen e pengesave dhe në hapjen e rrugës drejt një të ardhmeje siriane më të hapur dhe më të qëndrueshme”.

Siria shprehu “mirënjohjen e saj ndaj SHBA-së dhe vendeve mike për mbështetjen e tyre ndaj Sirisë dhe popullit të saj”.

Rezoluta, e hartuar nga Shtetet e Bashkuara, u miratua me 14 vota pro dhe një abstenim nga Kina, duke shënuar një konsensus të rrallë në Këshill për lehtësimin e kufizimeve që lidhen me udhëheqjen siriane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın