Bota

Siria njofton për "mirëkuptim të ndërsjellë" me SDF-në për të ardhmen e provincës Hasakah

Presidenca siriane thotë se mirëkuptimi hyn në fuqi nga ora 20:00 sipas kohës lokale

Rania R.a. Abushamala  | 20.01.2026 - Përdıtësım : 20.01.2026
Siria njofton për "mirëkuptim të ndërsjellë" me SDF-në për të ardhmen e provincës Hasakah

Stamboll

Presidenca siriane njoftoi të martën se është arritur një "mirëkuptim i ndërsjellë" me grupin SDF lidhur me të ardhmen e provincës lindore Hasakah, i cili hyn në fuqi nga ora 20:00 sipas kohës lokale, transmeton Anadolu.

Sipas marrëveshjes, SDF-së i janë dhënë "katër ditë për konsultime" për të përgatitur "një plan të detajuar për integrimin praktik të zonave", thuhet në deklaratën e presidencës siriane.

Në rast të arritjes së një marrëveshjeje, "forcat siriane nuk do të hyjnë në qendrat e qyteteve Hasakah dhe Qamishli dhe do të qëndrojnë në periferi të tyre", shtohet më tej.

Detajet dhe afati kohor i integrimit paqësor të provincës Hasakah, përfshirë qytetin e Qamishlit, do të diskutohen më vonë, thuhet në deklaratë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın