Bota

Siri, trupat amerikane penguan autokolonën ruse të arrijë në fushat e naftës

Autokolona ruse e cila përbëhej nga pesë transportues të forcave të blinduara dhe një kamionçinë, u detyrua të kthehej atje nga vinin

Burak Dağ  | 22.01.2020 - Përdıtësım : 23.01.2020
Siri, trupat amerikane penguan autokolonën ruse të arrijë në fushat e naftës

Ankara

Ushtarët amerikanë, të pranishëm në rajonet veriore të Sirisë nën kontrollin e grupit terrorist YPG/PKK, kanë penguar një autokolonë ushtarake ruse që të arrijë në fushat e naftës në provincën Al-Hasakah, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky veprim vjen mes mosmarrëveshjes në vazhdim midis SHBA-ve dhe Rusisë në lidhje me fushën e naftës Rumeylan në verilindje të provincën Al-Hasakah.

Autokolona ruse e cila përbëhej nga pesë transportues të forcave të blinduara dhe një kamionçinë, u detyrua të kthehej atje nga vinin.

Të enjten, terroristët e YPG/PKK-së penguan ushtarët rusë të kalojnë nëpër qytetin Qamishli për të krijuar një zonë ushtarake pranë fushës së naftës Rumeylan.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.