Siri, hapet korridor humanitar për civilët në Ayn al-Arab
Komiteti i operacioneve njoftoi të dielën se dy korridore humanitare janë hapur përgjatë aksit Raqqa-Hasakah-Halep
Stamboll
Civilët në distriktin Ayn al-Arab (Kobani) të provincës Halep të Sirisë, i cili është nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/SDF, kanë filluar të kalojnë në një korridor humanitar të hapur nga Ushtria Siriane, transmeton Anadolu.
Sipas televizionit shtetëror të Sirisë, Alikhbaria Syria TV, familjet në Ayn al-Arab filluan të përdorin korridorin humanitar "Nour Ali", të caktuar nga Komanda e Operacioneve të Ushtrisë Siriane për të siguruar daljen e sigurt të civilëve.
Komiteti i operacioneve njoftoi të dielën se dy korridore humanitare janë hapur përgjatë aksit Raqqa-Hasakah-Halep.
Sipas planit, korridori i parë u hapë pranë fshatit Tal Dawud në rrugën Raqqa-Hasakah në koordinim me guvernatorin e Hasakah. I dyti u hapë pranë fshatit Nour Ali në kryqëzimin e Ayn al-Arab në autostradën M4, në koordinim me Zyrën e guvernatorit të Halepit.
Zyrtarët thanë se korridoret u ndanë për të lehtësuar shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe kalimin e sigurt të rasteve urgjente dhe të cenueshme humanitare.
