Bota

Siri, grupi terrorist SDF sulmon me dron, vriten 7 ushtarë sirianë

Të paktën 7 ushtarë sirianë janë vrarë dhe 20 të tjerë u plagosën në një sulm me dron nga grupi terrorist YPG/SDF që shënjestroi një depo municioni në provincën verilindore Hasakah

Mohammad Sıo  | 21.01.2026 - Përdıtësım : 21.01.2026
Siri, grupi terrorist SDF sulmon me dron, vriten 7 ushtarë sirianë

Stamboll

Të paktën 7 ushtarë sirianë janë vrarë dhe 20 të tjerë u plagosën në një sulm me dron nga grupi terrorist YPG/SDF që shënjestroi një depo municioni në provincën verilindore Hasakah, tha sot Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu.

Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (SANA), duke cituar Departamentin e Medias dhe Komunikimit të ministrisë, tha se njësitë e ushtrisë zbuluan një punishte për prodhimin e pajisjeve shpërthyese të improvizuara dhe municione dronësh pranë pikës kufitare Al-Yarubiyah në rajonin Hasakah.

"Objekti përmbante disa dronë të prodhuar në Iran që SDF-ja po përgatitej t'i armatoste", tha ministria.

Pasi trupat filluan të siguronin dhe spastronin vendin, SDF-ja e shënjestroi atë me një dron vetëvrasës, duke vrarë shtatë ushtarë dhe duke plagosur 20 të tjerë, shtoi ministria.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın