Bota

Siri, grupet e armatosura kundër regjimit filluan të hyjnë në qendër të qytetit të Alepos

Në përleshjet që vijojnë prej tri ditësh, grupet e armatosura kanë kapur gjithsej 70 vendbanime dhe pika në provincën e Alepos dhe Idlibit

Ömer Koparan, Mehmet Burak Karacaoğlu, Ahmet Karaahmet, Eşref Musa  | 29.11.2024 - Përdıtësım : 29.11.2024
Siri, grupet e armatosura kundër regjimit filluan të hyjnë në qendër të qytetit të Alepos

Ankara

Opozita e armatosur dhe grupet kundër regjimit sirian, që po përleshen me forcat e regjimit të Bashar Al-Asadit, kanë filluar të hyjnë në qendër të qytetit të Alepos, transmeton Anadolu.

Grupet e armatosura kundër regjimit, të cilat janë përleshur me forcat e regjimit prej tri ditësh dhe kanë avancuar drejt qendrës së qytetit të Alepos nga perëndimi, thyen linjat mbrojtëse të forcave të regjimit nga lagjet periferike Hamdaniyye, Alepo e Re dhe Zehra, duke hyrë në qendër të qytetit.

Grupet rrethuan gjithashtu rrethin Seraqib, ku kryqëzohen autostrada M4 dhe M5 në juglindje të Idlibit.

Më 27 nëntor, shpërthyen përleshje midis forcave të regjimit të Asadit dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në periferinë perëndimore të Alepos.

Në përleshjet që vijojnë prej tri ditësh, grupet e armatosura kanë kapur gjithsej 70 vendbanime dhe pika në provincën e Alepos dhe Idlibit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın