Bota

Siri, gjendet një varr masiv në kryeqytetin Damask

Një varr masiv që mendohet se i përket civilëve të vrarë nga regjimi i rrëzuar i Bashar al-Asadit është zbuluar në rajonin Sibeyne të kryeqytetit të Sirisë, Damask

Ahmet Karaahmet, Ecem Şahinli Ögüç  | 24.02.2025 - Përdıtësım : 25.02.2025
Siri, gjendet një varr masiv në kryeqytetin Damask

Ankara

Një varr masiv që mendohet se i përket civilëve të vrarë nga regjimi i rrëzuar i Bashar al-Asadit është zbuluar në rajonin Sibeyne të kryeqytetit të Sirisë, Damask, raporton Anadolu.

Në operacionet e kërkimit të kryera në të gjithë vendin pas përmbysjes së regjimit Baath, vazhdojnë të zbulohen varreza masive.

Ekipet e Mbrojtjes Civile siriane gjetën një varr masiv në bodrumin e një ndërtese në zonën Sibeyne të Damaskut, që përdorej nga regjimi i rrëzuar Baath për të arrestuar civilët.

Ammar Salmo nga ekipi i Mbrojtjes Civile deklaroi se ekipet që mbërritën në ndërtesë pas raportimit të një qytetari, gjetën mbetjet e trupave që ishin djegur pasi ishin vrarë.

Salmo thekson se ekipet identifikuan eshtrat e 20 personave, por ky numër mund të rritet në 50.

Ai tha se u kuptua se trupat ishin djegur me goma, se në disa prej mbetjeve të eshtrave kishte shenja plumbash dhe se u gjetën edhe eshtra të fëmijëve.


- Në Siri ka dhjetëra varre masive

Mendohet se në Siri ka shumë varre masive që nuk janë zbuluar ende.

Kërkohet që trupat e gjetura në varreza masive të identifikohen dhe të zbulohet fati i personave të zhdukur.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın