Siri, flamuri më i madh i vendit ngrihet në kryeqytetin Damask
Flamuri me sipërfaqe prej 600 metra katrorë, u ngrit në shtyllën më të lartë, me lartësi prej 110 metra

Halep
Flamuri më i madh sirian, me sipërfaqe prej 600 metra katrorë, u ngrit në shtyllën më të lartë, me lartësi prej 110 metra, në Parkun Tishrin në Damask, kryeqytetin e Sirisë, raporton Anadolu.
Një pamje me dron ka kapur momentet e ngritjes së flamurit më të madh sirian në kryeqytet.
Një kryengritje popullore në Siri filloi në vitin 2011, në të cilën regjimi i Bashar Asadit kërkesave popullore për ndryshim të qeverisë iu përgjigj me masa të ashpra ushtarake.
Asad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi në dhjetor 2024, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.
Ahmad al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat anti-regjim për të rrëzuar Asadin, u shpall president për një periudhë kalimtare në fund të janarit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.