Bota

Siri, dy ushtarë vriten nga persona të armatosur në veri të vendit

Sulmi ndodhi pranë qytetit Al-Bab, në lindje të Halepit të dielën, tha Drejtoria e Medias dhe Komunikimit e Ministrisë së Mbrojtjes në një deklaratë

Betül Yılmaz  | 27.10.2025 - Përdıtësım : 27.10.2025
Siri, dy ushtarë vriten nga persona të armatosur në veri të vendit

Stamboll

Autoritetet e Sirisë thanë se dy ushtarë sirianë u vranë nga persona të armatosur të paidentifikuar në veri të vendit, transmeton Anadolu.

Sulmi ndodhi pranë qytetit Al-Bab, në lindje të Halepit të dielën, tha Drejtoria e Medias dhe Komunikimit e Ministrisë së Mbrojtjes në një deklaratë të publikuar nga Agjencia Arabe e Lajmeve Siriane (SANA).

Një hetim është duke u zhvilluar për të identifikuar personat përgjegjës, shtoi deklarata.

Qeveria siriane ka bërë përpjekje intensive për të rivendosur sigurinë në të gjithë vendin që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assad në dhjetor 2024, pas gati 25 vitesh në pushtet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın