Bota

Siri, 8 persona u vranë dhe 18 u plagosën nga shpërthimi në një xhami në Homs

Raportohet se bombat e vendosura më parë në Xhaminë Ali Talib në Homs, shpërthyen gjatë faljes së namazit

Mohammad Sıo  | 26.12.2025 - Përdıtësım : 26.12.2025
Siri, 8 persona u vranë dhe 18 u plagosën nga shpërthimi në një xhami në Homs

Homs

Tetë persona humbën jetën dhe 18 të tjerë u plagosën në sulmin me bombë të kryer gjatë namazit të xhumasë në xhaminë Ali Talip në qytetin Homs, në pjesën qendrore të Sirisë, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve SANA, bombat e vendosura më parë në Xhaminë Ali Talib në Homs, shpërthyen gjatë faljes së namazit.

Si pasojë e shpërthimit humbën jetën 8 persona dhe u plagosën 18 të tjerë.

Në lidhje me ngjarjen ka nisur një hetim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın