Bota

Siri, 13 civilë të vdekur në operacionin e forcave të koalicionit dhe YPG/PKK

Burimet lokale theksojnë se forcat e koalicionit dhe aleatët e saj YPG/PKK, të cilat paraqiten si SDF, gjatë mbrëmjes kryen operacion ajror në kërkim të terroristëve te DEASH-it

Mohamad Misto, Selen Temizer  | 16.07.2019 - Përdıtësım : 16.07.2019
Siri, 13 civilë të vdekur në operacionin e forcave të koalicionit dhe YPG/PKK

Ankara

Gjatë një operacioni të forcave të koalicionit të kryesuara nga SHBA-të dhe pjesëtarëve të organizatës terroriste YPG/PKK që përdor emrin SDF, në Deir ez-Zor të Sirisë kanë humbur jetën 13 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet lokale theksojnë se forcat e koalicionit dhe aleatët e saj YPG/PKK, të cilat paraqiten si SDF, gjatë mbrëmjes kryen operacion ajror në kërkim të terroristëve të DEASH-it.

Helikopterët amerikanë ateruan në Tikhi, ndërsa pjesëtarët e YPG/PKK-së hapën zjarr në disa objekte, ndërsa në njërin prej tyre ndodheshin edhe terroristë të DEASH-it. Përveç terroristëve, kanë humbur jetën edhe 13 civilë.

SHBA-të ende nuk kanë lëshuar njoftim zyrtar.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) më 20 mars njoftoi se në intervenimin e forcave të koalicionit në krye me SHBA-të që nga shtatori i vitit 2014 kanë humbur jetën 3.035 civilë, nga të cilët 924 të mitur dhe 656 gra.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın