Bota

Siri, 12 mijë persona mësojnë të lexojnë dhe shkruajnë me kursin e hapur me mbështetjen e Turqisë

Pjesëmarrësit në ceremoni për personat që përfunduan me sukses kursin e leximit dhe shkrimit shpërndanë certifikata dhe dhurata të ndryshme

Ömer Koparan  | 16.09.2021 - Përdıtësım : 16.09.2021
Siri, 12 mijë persona mësojnë të lexojnë dhe shkruajnë me kursin e hapur me mbështetjen e Turqisë

El Bab

Rreth 12 mijë persona të rritur mësuan të lexojnë dhe të shkruajnë me kursin e hapur me mbështetjen e Turqisë në provincën Bab në rajonin e operacionit "Mburoja e Eufratit" në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ka përfunduar kursi për mësimin e leximit dhe shkrimit që u hapën në provincat Bab, Kabbasin dhe Bizia më 7 korrik nga administratat lokale të mbështetura nga Turqia.

Në shkollën fillore "El Faruk" në provincën Bizia u mbaj një ceremoni diplomimi për rreth 12 mijë persona të përbërë kryesisht nga gratë që morën trajnim në këto kurse.

Gjithashtu në ceremoni morën pjesë edhe zv.guvernatori i qytetit turk, Gaziantep, Anıl Alkal, përfaqësues nga drejtoria arsimore e Gaziantepit, zyrtarë të këshillave lokalë dhe personalitete të rajonit.

Pjesëmarrësit në ceremoni për personat që përfunduan me sukses kursin e leximit dhe shkrimit shpërndanë certifikata dhe dhurata të ndryshme.

Zv.guvernatori i Gaziantepit, Alkal, në fjalimin e tij në ceremoninë e certifikatave tha se këtë rrugë e ndërmorën me qëllimin për të arritur 10 mijë nxënës dhe se ata arritën deri në 12 mijë persona për shkak të interesit të popullatës vendase për arsimim.

Alkal uroi pjesëmarrësit e suksesshëm në kursin e leximit dhe shkrimit ku shumica e të cilëve përbëhej kryesisht nga gratë.

Duke vënë theksin mbi rëndësinë e arsimimit të grave, Alkal shtoi se brezat që do të përgatiten nga gratë siriane do të jenë dominues në të ardhmen e Sirisë dhe se për këtë arsye i kanë kushtuar shumë rëndësi arsimit.

Përgjegjësi për arsimin i Këshillit Lokal në Bizia, Salih Akil deklaroi se "Për trajnimet që filluan tre muaj më parë aplikuan rreth 12 mijë nxënës gra dhe burra. Nxënësve që përfunduan me sukses këtë proces arsimor u janë dorëzuar certifikata. Shpreh falënderimet ndaj Turqisë për mbështetjen që ajo ka dhënë".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın