Shumica e zjarreve pyjore që shënojnë rritje shkaktohen nga njerëzit
"Shumica e zjarreve në pyje, të cilat janë rritur në të gjithë botën kohët e fundit për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike, janë të shkaktuara nga njerëzit", tha ekspertja e OBM-së, Sara Basart

Gjenevë
MUHAMMET İKBAL ARSLAN
Ekspertja shkencore pranë Organizatës Botërore të Meteorologjisë (OBM), Sara Basart tha se shumica e zjarreve në pyje, të cilat janë rritur në të gjithë botën kohët e fundit për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike, janë të shkaktuara nga njerëzit.
Basart, në vlerësimin e saj për Anadolu në lidhje me zjarret e vazhdueshme pyjore në Evropë, tha se këto zjarre janë një çështje aktuale.
"Këto zjarre kanë një komponent të rëndësishëm klimatik. Rritja e temperaturave dhe kushtet e thatësirës rrisin rrezikun e zjarreve në pyje", tha ajo duke treguar se shpesh shohin lajme se zjarret janë në rritje.
Ajo tha se numri në rritje i zjarreve në pyje çdo vit është një shenjë se qeveritë duhet të mobilizojnë burimet për të zvogëluar këtë rrezik.
"Zjarret ndonjëherë ndodhin për shkak të intervenimit njerëzor dhe ndonjëherë për shkak të ndezjes, por shumica e rasteve shkaktohen nga njerëzit. Strategjitë e zjarrfikjes së vendeve dhe rajoneve janë thelbësore për uljen e rrezikut të përhapjes së këtyre zjarreve", shtoi Basart.
Ajo vuri në dukje gjithashtu se zgjerimi i thatësirave dhe valëve të nxehtësisë të lidhura me ndryshimet klimatike rrit rrezikun e zjarreve në pyje.
- Rreziku për zjarre pyjore në vendet e Mesdheut është i lartë
Duke theksuar se rreziku i zjarreve në pyje është veçanërisht i lartë për vendet mesdhetare, Basart tha: "Të gjitha projeksionet dhe parashikimet klimatike që kemi na tregojnë se temperaturat po rriten në rajon (Evropë) dhe në rajonin e Mesdheut, dhe në të njëjtën kohë, rreziku i thatësirës së rëndë është më i lartë", tha Basart e cila shtoi se rreziku për zjarre pyjore për vendet e Mesdheut është më i lartë.
Ekspertja shkencore potencoi se këto dy situata japin një pasqyrë të rrezikut dhe numrit në rritje të zjarreve, duke theksuar se zjarret në pyje lidhen me kushtet meteorologjike si dhe ato të terrenit.
Më tej ajo thotë se zjarret në pyje po ndodhin gjatë sezonit më të rëndësishëm të korrjes në disa vende evropiane dhe rajonin e Mesdheut dhe se OBM po mbështet vendet për të zvogëluar ndotjen e ajrit të lidhur me këto zjarre.
- Mbi 290 mijë hektarë tokë të djegura në vendet e BE-së këtë vit
Sipas informacionit të përpiluar të Anadolu-s nga të dhënat e Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, një sipërfaqe prej 292.855 hektarësh është djegur në zjarret pyjore që kanë shpërthyer në vendet e Bashkimit Evropian (BE) që nga fillimi i vitit, deri më 29 korrik.
Kjo humbje u dyfishua gjatë kësaj periudhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Midis 1 janarit dhe 29 korrikut, në vendet e BE-së shpërthyen 1.339 zjarre pyjore.
Nga ana tjetër, 900 zjarre në pyje shpërthyen në vitin 2024, numri mesatar i zjarreve në periudhën 2006-2024 është 597.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.