Shumica e vendeve largohen nga seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së para fjalimit të Netanyahut
Dalja masive ishte në shenjë proteste ndaj gjenocidit të Izraelit në Gaza, i cili ka vrarë më shumë se 65.000 palestinezë që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë

Stamboll
Në një skenë të jashtëzakonshme proteste, shumica e delegacioneve shtetërore dolën nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pak para se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të fillonte fjalimin e tij para organit botëror, raporton Anadolu.
Netanyahu filloi të mbante fjalimin e tij në sesionin e 80-të të Asamblesë rreth orës 09:00 sipas kohës lokale.
Dalja masive ishte në shenjë proteste ndaj gjenocidit të Izraelit në Gaza, i cili ka vrarë më shumë se 65.000 palestinezë që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.