Bota

Shumica e gjermanëve e kundërshtojnë rolin udhëheqës ushtarak në Evropë

Sipas sondazhit, shumica e gjermanëve janë kundër një politike të jashtme më të militarizuar, por mbështesin përpjekjet diplomatike për të gjetur zgjidhje paqësore për konfliktet ndërkombëtare

Ayhan Şimşek  | 27.11.2023 - Përdıtësım : 28.11.2023
Shumica e gjermanëve e kundërshtojnë rolin udhëheqës ushtarak në Evropë Foto: AA/Arkiv

Berlin

Sipas rezultateve të një sondazhi të ri, shumica e gjermanëve nuk duan që vendi i tyre të marrë një rol udhëheqës ushtarak në Evropë, transmeton Anadolu.

Sipas sondazhit, të kryer nga Fondacioni Korber, më shumë se gjysma e gjermanëve apo 54 për qind e tyre thanë se nuk duan që qeveria e tyre të ndjekë një politikë të jashtme më aktive, ndërsa 71 për qind thanë se janë kundër ambicieve të qeverisë për të marrë një rol udhëheqës për mbrojtjen e Evropës.

Sondazhi shqyrtoi qëndrimet e qytetarëve gjermanë për çështjet më urgjente të politikës së jashtme.

Sipas sondazhit, shumica e gjermanëve janë kundër një politike të jashtme më të militarizuar, por mbështesin përpjekjet diplomatike për të gjetur zgjidhje paqësore për konfliktet ndërkombëtare.

Më shumë se tre e katërta thanë se angazhimet ndërkombëtare të Gjermanisë duhet të jenë diplomatike, ndërsa vetëm 12 për qind thanë se mbështesin përfshirjen e forcave ushtarake gjermane në konfliktet e huaja.

Sondazhi po ashtu tregoi se 57 për qind e gjermanëve besojnë se ndikimi ndërkombëtar i Gjermanisë është zbehur në të vërtetë gjatë dy viteve të fundit, respektivisht që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në mars të vitit 2022.

Sondazhi u krye në datat 06-12 shtator në bashkëpunim me institutin kërkimor Kantar Public.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın