Bota

Shtëpia e Bardhë: Trump do të zhvillojë takim shumëpalësh me udhëheqësit e vendeve me shumicë myslimane të martën

Presidenti do të takohet me udhëheqësit e Turqisë, Katarit, Arabisë Saudite dhe udhëheqës të tjerë rajonalë, tha zëdhënësja Karoline Leavitt.

Muhammed Yasin Güngör  | 22.09.2025 - Përdıtësım : 22.09.2025
Shtëpia e Bardhë: Trump do të zhvillojë takim shumëpalësh me udhëheqësit e vendeve me shumicë myslimane të martën

Stamboll

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të martën do të zhvillojë takim shumëpalësh me udhëheqësit e disa vendeve me shumicë myslimane, përfshirë Turqinë, Katarin, Arabinë Saudite, Indonezinë, Pakistanin, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordaninë, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, raporton Anadolu.

Zëdhënësja Karoline Leavitt nuk specifikoi agjendën e takimit, megjithëse pritet të përqendrohet në Rripin e Gazës.

Ajo u tha gazetarëve se Trump do të largohet nga kryeqyteti i SHBA-së të hënën në mbrëmje për në New York përpara sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i shoqëruar nga zonja e parë Melania Trump.

Leavitt tha se Trump do të mbajë një fjalim të rëndësishëm të martën në mëngjes duke theksuar “ripërtëritjen e forcës amerikane në gjithë botën” dhe arritjet e tij në tetë muajt e parë të mandatit të tij të dytë, duke përfshirë “përfundimin e shtatë luftërave dhe konflikteve globale”.

Fjalimi i Trumpit do të trajtojë se si “institucionet globaliste e kanë shkatërruar ndjeshëm rendin botëror”, ndërsa artikulon “vizionin e tij të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv për botën”, tha Leavitt.

- Takime dypalëshe të planifikuara

Trump do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe udhëheqësit e Ukrainës, Argjentinës dhe BE-së të martën.

Trump do të marrë pjesë në një pritje të martën në mbrëmje me udhëheqësit botërorë përpara se të kthehet në Washington, tha Leavitt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın