Shtëpia e Bardhë: Kina pranon të shtyjë vizitën e Trumpit, po punohet për caktimin e një date të re
“Do t’i caktojmë datat sa më shpejt të jetë e mundur dhe do t’ju mbajmë të informuar”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt
Ontario
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Kina ka rënë dakord të shtyjë takimin mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit kinez, Xi Jinping, transmeton Anadolu.
“Po punojmë me ta. Ata kanë rënë dakord ta shtyjnë udhëtimin. Mendoj se e kuptojnë arsyetimin e presidentit për këtë vendim”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
“Presidenti ka disa angazhime këtu në vend gjatë muajit maj që duhet t’i përmbushë dhe jam e sigurt se edhe presidenti Xi është shumë i zënë”, tha Leavitt, duke theksuar se Washingtoni dhe Pekini po punojnë për një datë të re për takimin.
“Do t’i caktojmë datat sa më shpejt të jetë e mundur dhe do t’ju mbajmë të informuar”, shtoi ajo.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
