Shtëpia e Bardhë: Administrata e presidentit Trump në kontakt “të ngushtë” me autoritetet e përkohshme të Venezuelës
Leavit theksoi se nuk trupa në terren në Venezuelë dhe se presidenti Trump “rezervon të drejtën për të përdorur ushtrinë e SHBA-së nëse është e nevojshme”
Washington DC
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se SHBA-ja është “në korrespondencë të ngushtë” me autoritetet e përkohshme të Venezuelës pas operacionit të fundit ushtarak për kapjen e presidentit të vendit, Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flore, transmeton Anadolu.
“Lidhur me Venezuelën, administrata e Trumpit, e udhëhequr nga sekretari Rubio, zv/presidenti Vence dhe i gjithë ekipi i sigurisë kombëtare i presidentit është në korrespondencë të ngushtë me autoritetet e përkohshme në Venezuelë”, u tha gazetarëve Karoline Leavitt, sekretare për media e Shtëpisë së Bardhë.
“Ne padyshim se kemi ndikim maksimal mbi autoritetet e përkohshme në Venezuelë tani”, shtoi Leavitt.
Ajo gjithashtu tha se nuk ka trupa amerikane në terren në Venezuelë.
Leavit theksoi se presidenti amerikan, Donald Trump, “rezervon të drejtën për të përdorur ushtrinë e SHBA-së nëse është e nevojshme”.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
