Bota

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) sot ishte planifikuar të mbahej seanca paraprake për kalimin e çështjes ndaj Veliajt në gjykim apo jo

Fatjon Cuka  | 29.09.2025 - Përdıtësım : 29.09.2025
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Tiranë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, raporton Anadolu.

Seanca paraprake për kalimin e çështjes ndaj Veliajt në gjykim apo jo ishte planifikuar të mbahej sot.

GJKKO-ja ka konfirmuar për Anadolu se seanca për Veliajn është shtyrë më datë 10 tetor.

Sipas gjykatës, shkak për shtyrjen e seancës është "mosmarrja dijeni e disa prej të pandehurve për seancën e sotme".

Në muajit e fundit, në disa seanca gjyqësore nuk është ndryshuar masa e sigurisë ndaj Veliajt dhe ai aktualisht është në paraburgim.

- Arrestimi dhe shkarkimi i kryebashkiakut Veliaj

Erion Veliaj, është arrestuar më 10 shkurt 2025, i dyshuar sipas autoriteteve për korrupsion dhe pastrim parash dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Ndërkohë, ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, është vendosur masa "ndalim i daljes jashtë shtetit" dhe "detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", e dyshuar për disa vepra penale.

Më 23 shtator, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi projektvendimin "Për propozimin për shkarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj", me argumentin se "kryeqyteti nuk ka kryetarin e saj të zgjedhur për shkak të procesit penal ndaj tij".

Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë vendosi të shkarkojë Veliajn nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Më 29 shtator, avokatët e Veliajt konfirmuan se vendimi për shkarkimin është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.

Veliaj ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015, ndërkohë ka mbajtur post edhe në Qeverinë e Shqipërisë, si dhe ka qenë edhe deputet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın