Bota

Shtyhet Australia Open për shkak të ndotjes së ajrit nga zjarret

Tenisti australian, Bernard Tomic i cili pati vështirësi në frymëmarrje për shkak të motit të keq, në pjesën e parë të ndeshjes ishte detyruar të trajtohet në intervale të rregullta gjatë ndeshjes

Nuri Aydın   | 15.01.2020
Shtyhet Australia Open për shkak të ndotjes së ajrit nga zjarret

Melbourne

Ndeshjet në ditën e dytë të turneut të tenisit Australia Open, janë shtyrë për dy orë për shkak të ndotjes së ajrit të shkaktuar nga zjarret e pakontrolluara që vazhdojnë me muaj në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Pritet që kushtet e motit të kthehen në normale që nesër, ndërsa deri në mbrëmje pritet të ndryshojë midis intervalit me cilësi shumë të dobët dhe të rrezikshëm.

Tymi dhe ndotja e ajrit të shkaktuara nga zjarret që vazhdojnë që nga muaji shtator në mbarë Australinë, kanë ndikuar negativisht në ndeshjet e hapjes së turneut të tenisit Grand Slam në Melbourne.

Ka patur kritika për shkak se ndeshjet janë zhvilluar në ajër të ndotur.

Tenisti australian, Bernard Tomic i cili pati vështirësi në frymëmarrje për shkak të motit të keq, në pjesën e parë të ndeshjes ishte detyruar të trajtohet në intervale të rregullta gjatë ndeshjes.

Poashtu edhe tenistja sllovene Dalila Jakupovic, la ndeshjen në gjysmë pasi ishte ballafaquar me vështirësi në frymëmarrje.

Australia po përballet me zjarre vdekjeprurëse që nuk po mund të vihen nën kontroll. Vlerësohet se si pasojë e zjarreve janë dëmtuar rrreth 10 milionë hektarë tokë, mbi 2.000 shtëpi janë djegur ndërsa janë shfarosur rreth gjysëm miliardi kafshë.

Si pasojë e zjarreve të paktën 27 persona e kanë humbur jetën.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın