Bota, Ekonomi

Shteti i Ukrainës ka gaz të mjaftueshëm për 50 vitet e ardhshme

Ukraina synon që deri në vitin 2020 të bëhet e pavarur nga gazi rus si rrjedhojë e prodhimit vendor i cili në vitin e kaluar mbuloi 50 përqind të konsumit të brendshëm

Murat Temizer  | 19.03.2016 - Përdıtësım : 19.03.2016
Shteti i Ukrainës ka gaz të mjaftueshëm për 50 vitet e ardhshme

Kiev

KIEV (AA) - Ukraina mund të furnizojë vendin me gaz natyror në 50 vitet e ardhshme, deklaroi ministri ukrainas për Industrinë e Minierave dhe Energjetikën, Volodymyr Demchyshyn, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, Demchyshyn tha se rezervat e Ukrainës përfshijnë totalin prej 1 trilion metra kub dhe se prodhimtaria është e barabartë me 20 miliardë metra kub të gazit natyror.

"Gazi jonë do të jetë i mjaftueshëm për 50 vitet e ardhshme", ka thënë Demchyshyn.

Ukraina synon që deri në vitin 2020 të bëhet e pavarur nga gazi rus si rrjedhojë e prodhimit vendor i cili në vitin e kaluar mbuloi 50 përqind të konsumit të brendshëm si dhe mundësisë që të ruajë në sistemin e saj 50 përqind të nevojave të veta për gaz, ndërkohë që në sistemin e saj të ruajtjes aktualisht ka 16.7 miliardë MK të gazit natyror.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın