Shtetasit rus nuk mund të votojnë në Ukrainë, bllkokohet qasja në ambasadën ruse
Vendvotimi në ambasadën ruse në Kiev ishte hapur në kohë, megjithatë në ndërtesë mund të hynin vetëm pjestarët e stafit të ambasadës

Kiev
KIEV (AA) – Nacionalistët ukrainas kanë bllokuar hyrjet për në ambasadën ruse në Kiev, për të parandaluar shtetasit e Rusisë të votojnë në zgjedhjet presidenciale të cilat po mbahen sot në vendin e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendvotimi në ambasadën ruse në Kiev ishte hapur në kohë, megjithatë në ndërtesë mund të hynin vetëm pjestarët e stafit të ambasadës, shkruan agjencia ruse e lajmeve TASS.
Qindra pjestarë të shërbimeve të sigurisë si dhe nacionalistë ukrainas, të shtunën në mbrëmje bllokuan qasjen në ambasadën ruse në Kiev, ndërsa gjatë ditës së sotme kanë kontrolluar pasaportat e personave të cilët dëshironin të hyjnë në godinë, duke lëshuar vetëm diplomatët.
Të premten, ministri ukrainas i Punëve të Brendëshme, Arsen Avakov tha se shtetasit rusë nuk do të mund të votojnë në përfaqësitë diplomatike në Kiev, Harkov, Odesë dhe Ljvov, të cilën ministria e Jashtme ruse e quajti të paligjshme.
Në Rusi sot mbahen zgjedhjet presidenciale, në të cilat gjasat më të mëdha për të fituar i ka presidenti aktual i vendit Vladimir Putin, i cili pritet të fitojë një mandat të katërt.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.