Bota

Shtëpitë e vjetra prej guri në Bitlis të Turqisë tërheqin vëmendjen me strukturën unike

Shtëpitë 300-vjeçare prej guri dhe qerpiçit kanë mbijetuar deri në ditët e sotme duke ruajtur strukturën e tyre arkitekturore

Ajdin Aliji  | 12.10.2025 - Përdıtësım : 13.10.2025
Shtëpitë e vjetra prej guri në Bitlis të Turqisë tërheqin vëmendjen me strukturën unike Foto: Mustafa Kılıç/AA

Shkup

Zona e Bitlisit në Turqi shquhet për shtëpitë e vjetra prej guri qindra vjeçare, raporton Anadolu.

Gazetari i Agjencisë Anadolu fotografoi nga ajri shtëpitë historike prej guri dhe qerpiçi, të ndërtuara shumëkatëshe dhe të ndërthurura me njëra-tjetrën, në lagjen Hizan të Bitlisit.

Shtëpitë 300-vjeçare prej guri dhe qerpiçit kanë mbijetuar deri në ditët e sotme duke ruajtur strukturën e tyre arkitekturore.

Të ndërtuara në shpate midis luginave të thella, këto shtëpi historike tërheqin turistë, entuziastë të fotografisë dhe shëtitës të natyrës me strukturën e tyre tradicionale.

Me rrugë të ngushta, dyer druri, vreshta dhe kopshte, fshatrat i shtojnë një bukuri zonës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın