Shtëpia në New Jersey shfaq dekorime të Halloween-it me temë agjencinë e imigracionit ICE
Tensionet politike në rritje rreth ndjenjave kundër imigracionit në SHBA u reflektuan në dekorimin e Halloween-it me temë agjencinë ICE, në zonën e njohur si “Shtëpia e Halloween-it në New Jersey”

New Jersey
Banorët e një shtëpie në qytezën Jackson Township në New Jersey kanë shfaqur dekorime politike të Halloween-it në oborrin e tyre, duke përshkruar agjentët e Imigracionit dhe Doganave (ICE) të SHBA-së dhe figura që përfaqësonin emigrantët pa dokumente të mbajtur në qendrat e paraburgimit, raporton Anadolu.
Tensionet politike në rritje rreth ndjenjave kundër imigracionit në SHBA u reflektuan në dekorimin e Halloween-it me temë agjencinë ICE, në zonën e njohur si “Shtëpia e Halloween-it në New Jersey”.
Oborri shfaqi kukulla të veshura me uniforma të agjencisë ICE, figura kukullash që ngjanin me fëmijët e emigrantëve pa dokumente të varura nga një litar dhe një përfaqësim të "Alligator Alcatraz", një qendre të përkohshme ndalimi për emigrantë në Florida që ka qenë një burim polemikash.
Një pjesë tjetër e ekspozitës në ambient të hapur, me temë frike, paraqiste një skenë vizuale ku një automjet me mbishkrimin ICE po shtypte një manekin, gjë që nxiti në mediat sociale.
Përdoruesit e mediave sociale theksuan gjithashtu se pronari i shtëpisë që krijoi ekspozitën kishte vendosur flamuj dhe produkte në mbështetje të presidentit Donald Trump në të njëjtën zonë.
Derisa disa qytetarë amerikanë që erdhën për të parë dekorimet politike shumë të shpërndara shprehën mbështetje për pamjet, një pjesë e konsiderueshme shprehu reagime të forta, duke argumentuar se ekspozita kishte në shënjestër emigrantët pa dokumente.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.