Bota

Shtëpia e Bardhë: Trump dhe Putin zhvillojnë “telefonatë pozitive” mbi Ukrainën

Biseda shënon telefonatën e dytë midis udhëheqësve brenda dy ditësh, pas diskutimit të tyre të mëparshëm para takimit të djeshëm në Florida midis Trumpit dhe Zelenskyy

Muhammed Yasin Güngör  | 29.12.2025 - Përdıtësım : 29.12.2025
Shtëpia e Bardhë: Trump dhe Putin zhvillojnë “telefonatë pozitive” mbi Ukrainën

Stamboll

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar një telefonatë “pozitive” mbi Ukrainën me presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu.

"Presidenti Trump ka përfunduar një telefonatë pozitive me presidentin Putin në lidhje me Ukrainën", tha në rrjetet sociale zëdhënësja e Shtëpisë së Badhë, Karoline Leavitt.

Ajo nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me bisedën telefonike.

Biseda shënon telefonatën e dytë midis udhëheqësve brenda dy ditësh, pas diskutimit të tyre të mëparshëm para takimit të djeshëm në Florida midis Trumpit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.