Bota

Shtëpia e Bardhë: Rusia, fajtori i vetëm për tensionet në kufirin me Ukrainën

"Agresioni i vetëm që shohim në kufirin ruso-ukrainas është grumbullimi i trupave ruse në rajon dhe retorika luftënxitëse e liderit rus", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki

Dildar Baykan Atalay  | 24.12.2021 - Përdıtësım : 24.12.2021
Shtëpia e Bardhë: Rusia, fajtori i vetëm për tensionet në kufirin me Ukrainën

Washington

Veprimet dhe retorika ruse janë burimi i vetëm i tensioneve në kufirin ukraino-rus, tha të enjten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ajo tha se ende nuk është përcaktuar vendi dhe koha e takimit të delegacionit amerikan dhe rus për Ukrainën.

Lidhur me deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin në konferencën e djeshme për media se SHBA-ja është e gatshme për takimin në Gjenevë muajin e ardhshëm, Psaki tha se ende nuk i kanë sqaruar detajet rreth vendit dhe kohës së bisedimeve.

Në lidhje me ofertat që Rusia i bëri SHBA-së dhe vendeve të NATO-s, Psaki tha: "Jemi duke punuar për negociata diplomatike. Mund të pajtohemi me disa nga propozimet e bëra nga Rusia, por nuk mund të pranojmë disa prej tyre".

Ajo hodhi poshtë pretendimet e Putinit se SHBA-ja dhe partnerët e saj po përshkallëzojnë tensionet në kufirin ukrainas.

"Kjo është shumë qesharake. Agresioni i vetëm që shohim në kufirin ruso-ukrainas është grumbullimi i trupave ruse në rajon dhe retorika luftënxitëse e liderit rus", tha Psaki.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın