Shtëpia e Bardhë: Forcat amerikane kanë fundosur mbi 120 anije luftarake iraniane
Duke theksuar se “kjo është një gjë shumë e mirë për popullin amerikan”, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, shtoi se “kjo është një gjë shumë e mirë për aleatët tanë në rajon”
Hamilton
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se forcat amerikane kanë fundosur “më shumë se 120 anije detare” që i përkasin Iranit, transmeton Anadolu.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve se ato “ndodhen në fund të detit për shkak të Forcave të Armatosura të SHBA-së”.
Duke theksuar se “kjo është një gjë shumë e mirë për popullin amerikan”, ajo shtoi se “kjo është një gjë shumë e mirë për aleatët tanë në rajon”.
Leavitt përsëriti qëndrimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për çështjen e armëve bërthamore të Iranit dhe tha se Teherani “nuk mund të posedojë në mënyrë të përhershme një armë bërthamore”.
Ajo shtoi se nuk do të “parashikojë apo përjashtojë asnjë opsion të ardhshëm” ndaj Iranit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
