Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut abstenojnë në votimin në AP-OKB për zgjidhjen me dy shtete Palestinë-Izrael
Rezoluta, e titulluar zyrtarisht “Mbështetje e Deklaratës së New Yorkut mbi Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së Palestinës dhe Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete”, u miratua me 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime.

Shkup
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që mbështet Deklaratën e New Yorkut për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez, transmeton Anadolu.
Rezoluta, e titulluar zyrtarisht “Mbështetje e Deklaratës së New Yorkut mbi Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së Palestinës dhe Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete”, u miratua me 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime.
E paraqitur nga Franca dhe Arabia Saudite, deklarata ishte bashkënënshkruar tashmë nga 17 shtete anëtare gjatë një konference ndërkombëtare të mbajtur në selinë e OKB-së në New York në korrik.
Teksti përshkruan një plan veprimi për paqen, duke përfshirë një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve, çarmatimin e Hamasit dhe përjashtimin e tij nga qeverisja në Gaza, normalizimin e lidhjeve midis Izraelit dhe shteteve arabe dhe “veprim kolektiv për t’i dhënë fund luftës në Gaza”.
Ndërkohë, rezoluta u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, të cilat e cilësuan të papranueshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.