Bota

Shqipëri, rritet në 212 numri i rasteve me koronavirus

Sipas njoftimit të ministrisë, në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19

Fatjon Cuka  | 29.03.2020 - Përdıtësım : 30.03.2020
Shqipëri, rritet në 212 numri i rasteve me koronavirus

Tiranë
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Shqipëri është rritur në 212, me konfirmimin e 15 rasteve të reja, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të ministrisë, në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19.

“Vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Deri në këto momente janë testuar 1.436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 212 raste. Nga COVID-19 kanë humbur jetën deri tani 10 qytetarë”, theksohet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka konfirmuar se deri tani janë persona 40 të shëruar.

Në vend është shpallur gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirisut, ku sipas Kushtetutës së Shqipërisë mund të vendosen masa të jashtëzakonshme.

Aktualisht institucionet në Shqipëri kanë marrë masa të shumta si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın