Bota

Shpërthimi në rrugë vret 4 persona në veriperëndim të Pakistanit

Automjeti zyrtar i Ndihmëskomisarit Faisal Ismail u shënjestrua përmes një pajisjeje shpërthyese të improvizuar pranë zonës Nawagai të rrethit fisnor Bajaur, tha një zyrtar i policisë lokale për Anadolu

Islam Uddin  | 02.07.2025 - Përdıtësım : 02.07.2025
Shpërthimi në rrugë vret 4 persona në veriperëndim të Pakistanit

Islamabad

Të paktën katër persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën sot pasi një automjet qeveritar u sulmua me bombë anësh rrugës në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa, tha një zyrtar, transmeton Anadolu.

Automjeti zyrtar i Ndihmëskomisarit Faisal Ismail u shënjestrua përmes një pajisjeje shpërthyese të improvizuar pranë zonës Nawagai të rrethit fisnor Bajaur, tha një zyrtar i policisë lokale për Anadolu në telefon, duke kërkuar anonimitet.

Ai shtoi se Ismail, së bashku me një zyrtar tjetër dhe dy roje sigurie, u vranë në vend, ndërsa 11 të tjerë u plagosën.

Sulmet terroriste në Bajaur, një nga shtatë rrethet fisnore - të quajtura më parë agjenci fisnore - në kufi me Afganistanin, janë rritur në muajt e fundit.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por kryesisht Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP) ka marrë përsipër sulmet e mëparshme në këtë zonë.

Presidenti i Pakistanit Asif Zardari e dënoi sulmin, duke përsëritur vendosmërinë e qeverisë për të çrrënjosur terrorizmin. Në një deklaratë nga presidenca, ai u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın