Bota

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Sirinë jugore gjatë lëshimeve të raketave iraniane

Media siriane njoftoi se shpërthimet u dëgjuan në qytetin Daraa

Serdar Dincel  | 11.03.2026 - Përdıtësım : 11.03.2026
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Sirinë jugore gjatë lëshimeve të raketave iraniane

Stamboll

Shpërthime të forta u dëgjuan në Sirinë jugore pasi mbrojtja ajrore izraelite interceptoi raketa iraniane, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve të mërkurën, televizioni Al-Ikhbariya njoftoi në rrhetin social amerikan X se shpërthimet u dëgjuan në qytetin Daraa.

Incidente të ngjashme u raportuan më parë këtë javë kur mbrojtja ajrore izraelite interceptoi raketa iraniane në rajone të tjera në Sirinë jugore.

Zhvillimet erdhën ndërsa përshkallëzimi rajonal vazhdon të ndizet që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën një sulm të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1.200 njerëz dhe duke plagosur mbi 10.000 të tjerë.

Teherani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që shënjestrojnë Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın