Shpërthime në Teheran ndërsa Izraeli njofton sulm të ri
Kryeqyteti i Iranit, Teherani, përjetoi sot një valë të re shpërthimesh, pas njoftimit të ushtrisë izraelite për një sulm të ri
Teheran
Kryeqyteti i Iranit, Teherani, përjetoi sot një valë të re shpërthimesh, pas njoftimit të ushtrisë izraelite për një sulm të ri, raporton Anadolu.
Avionët luftarakë shënjestruan disa lokacione në Teheran që nga orët e para të mëngjesit, sipas një gazetari të Anadolu-s.
Mediat iraniane raportuan gjithashtu shpërthime të reja në qytetin Isfahan në Iranin qendror.
Ndërkohë nuk ka patur asnjë deklaratë zyrtare të menjëhershme që të identifikojë vendet e shënjestruara në Teheran dhe Isfahan.
Një fushatë e përbashkët ushtarake SHBA-Izrael e nisur kundër Iranit të shtunën ka vrarë disa zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë udhëheqësin suprem Ali Khamenei.
Në përgjigje, Teherani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin si dhe vendet e Gjirit, të cilat janë shtëpi të aseteve amerikane.
