Bota

Shpërthim në Siri, humbin jetën 4 persona dhe disa të tjerë plagosen

- Të paktën katër persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën të enjten në një shpërthim në qytetin veriperëndimor të Sirisë, Idlib, tha Ministria e Shëndetësisë

Tarek Chouiref  | 14.08.2025 - Përdıtësım : 14.08.2025
Shpërthim në Siri, humbin jetën 4 persona dhe disa të tjerë plagosen

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Të paktën katër persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën të enjten në një shpërthim në qytetin veriperëndimor të Sirisë, Idlib, tha Ministria e Shëndetësisë, transmeton Anadolu.

Mediat lokale njoftuan se shpërthimi ndodhi në një depo armësh në periferinë perëndimore të qytetit dhe se raportet fillestare tregojnë se shpërthimi u shkaktua nga eksplodimi i municioneve.

Mbrojtja Civile Siriane, e njohur si "Helmetat e Bardha", konfirmoi viktimat dhe se ekipet e saj nxituan drejt vendngjarjes pas raporteve të pakonfirmuara për njerëz të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës së shkatërruar.

Në një incident të ngjashëm më 24 korrik, shtatë persona u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën kur një depo municionesh shpërtheu pranë qytetit Maarat Misrin në Idlib. Ministria e Brendshme Siriane në atë kohë njoftoi nisjen e një hetimi urgjent për shpërthimin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın