Bota

Shpërthen vullkani në Malin Merapi në Indonezi, lëshon hirin deri në 1.600 metra lartësi

Mali Marapi është aktualisht në statusin e Alarmit ose Nivelit II pasi autoritetet kanë ndaluar publikun, turistët dhe vizitorët të angazhohen në aktivitete brenda një rrezeje prej tre kilometrash nga qendra e aktivitetit

Islam Uddin  | 14.01.2026 - Përdıtësım : 14.01.2026
Shpërthen vullkani në Malin Merapi në Indonezi, lëshon hirin deri në 1.600 metra lartësi Foto: Adi Prima / AA

Stamboll

Vullkani më aktiv i Indonezisë shpërtheu të mërkurën në mëngjes, duke hedhur një kolonë hiri vullkanik deri në 1.600 metra mbi majën e malit, sipas zyrtarit të Postës së Vullkanit të Malit Marapi (PGA), transmeton Anadolu.

Shpërthimi herët në mëngjes i Merapit, i vendosur në provincën e Sumatrës Perëndimore, u regjistrua në një sizmogram me një amplitudë maksimale prej 28,6 milimetrash dhe një kohëzgjatje prej rreth 31 sekondash, raportoi agjencia shtetërore Antara News, duke cituar oficerin e PGA-së Ahmad Rifandi në Padang.

"Shpërthimi ishte ende në vazhdim kur u bë raporti," tha Rifandi.

Ndërkohë bëhet e ditur se nuk ka pasur raportime për viktima ose dëme në infrastrukturë.

Mali Marapi është aktualisht në statusin e Alarmit ose Nivelit II pasi autoritetet kanë ndaluar publikun, turistët dhe vizitorët të angazhohen në aktivitete brenda një rrezeje prej tre kilometrash nga qendra e aktivitetit.

Ndërsa autoritetet paralajmëruan gjithashtu për kërcënimin e mundshëm të lavës së ftohtë, veçanërisht për komunitetet që jetojnë përgjatë lumenjve që burojnë nga maja e malit Marapi.

Merapi, me lartësi prej 2.891 m (gati 9.500 ft), ndodhet në ishullin e Sumatrës, ku autoritetet prej kohësh ua kanë ndaluar banorëve dhe turistëve të ecin në këmbë brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga krateri i tij.

Ai është një nga afërsisht 130 vullkanet aktive në Indonezi, i vendosur në Unazën e Zjarrit - një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik në Oqeanin Paqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.