Bota

Shpërndahen ushqime për palestinezët që luftojnë kundër urisë në Gaza

Vakte të ngrohta u shpërndanë nga Fondacioni Al-Aksa, për palestinezët e zhvendosur që po përpiqen të kenë ushqim për shkak të bllokadës izraelite ndaj Rripit të Gazës dhe krizës së urisë në rritje

Dzihat Aliju  | 05.08.2025 - Përdıtësım : 05.08.2025
Shpërndahen ushqime për palestinezët që luftojnë kundër urisë në Gaza Foto: Abdalhkem Abu Riash/AA

Shkup

Një organizatë me seli në Turqi ka shpërndarë ushqime për palestinezët që luftojnë kundër urisë në Gaza, raporton Anadolu.

Vakte të ngrohta u shpërndanë nga Fondacioni Al-Aksa, për palestinezët e zhvendosur që po përpiqen të kenë ushqim për shkak të bllokadës izraelite ndaj Rripit të Gazës dhe krizës së urisë në rritje.

Radhë të gjata u formuan gjatë shpërndarjes në perëndim të qytetit të Gazës.

Rripi i Gazës, nën sulmin izraelit dhe nën rrethim të rreptë që kufizon ndihmën humanitare, po përjeton katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe produktesh higjienike.

Që nga 7 tetori 2023, të paktën 188 persona, përfshirë 94 fëmijë, kanë vdekur nga uria në Gaza.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın