Bota

Shpyllëzimi i Amazonit rritet për 20 për qind

Sipas hulutmimit të fundit të organizatës Imazon e cila merret me studime mbi shpyllëzimin dhe zhdukjen e specieve të gjalla, në Amazon janë zhdukur rreth dy mijë kilometra katrorë pyje

Muhammet Nusret Altun  | 28.05.2019 - Përdıtësım : 29.05.2019
Shpyllëzimi i Amazonit rritet për 20 për qind

Rio De Janeiro

Zhdukja e pyjeve në Amazon është rritur për 20 për qind në nëntë muajt e fundit, tregoi një hulumtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas hulutmimit të fundit të organizatës Imazon, e cila merret me studime mbi shpyllëzimin dhe zhdukjen e specieve të gjalla, në Amazon janë zhdukur rreth dy mijë kilometra katrorë pyje nga gushti i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, që përkon me një rritje prej 20 për qind.

Ekspertët kanë vlerësuar se shpyllëzimi i Amazonit ndodh për shkak të "prerjes së pakontrolluar të drunjve dhe krijimit të vendbanimeve", ndërkohë që presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka akuzuar grupet aktiviste duke thënë se qëllimi i tyre nuk është mbrojtja e pyjeve të Amazonit, por pengimi i potencialit ekonomik të Brazilit.

Ndërkaq, ministri i Mjedisit Ricardo Selles në fillim të këtij muaji ka njoftuar se do të krijohet një fond për të mbrojtur pyjet e Amazonit dhe për të luftuar shpyllëzimin, duke paralajmëruar vizita në Gjermani dhe Norvegji për gjetjen e resurseve për këtë fond.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın