Bota

Shpërthen një "Cybertruck" në Las Vegas, humb jetën një person

Policia amerikane mbrëmë vonë njoftoi se personi i vdekur ishte brenda automjetit në momentin e shpërthimit, ndërsa nga shpërthimi u plagosën shtatë kalimtarë

Muhammed Enes Çallı  | 02.01.2025 - Përdıtësım : 03.01.2025
Shpërthen një "Cybertruck" në Las Vegas, humb jetën një person

Istanbul

Një person është konfirmuar i vdekur pasi një automjet "Tesla Cybertruck" shpërtheu para hotelit "Trump International" në Las Vegas, Nevada të SHBA-së, transmeton Anadolu.

Policia amerikane mbrëmë vonë njoftoi se personi i vdekur ishte brenda automjetit në momentin e shpërthimit, ndërsa nga shpërthimi u plagosën shtatë kalimtarë.

Ndonëse identiteti i personit, fillimisht nuk ishte ditur, ai më pas u identifikua nga autoritetet.

Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Matthew Livelsberger nga Kolorado Springs, njoftuan mediat lokale.

Livelsberger kishte disa adresa në Kolorado Springs të lidhura me të, sipas "News5".

Në raportim thuhet se Byroja Federale e Hetimit (FBI) është në një kompleks shtëpish në qytet, i cili ndodhet në lagjen "Stetson Hills", duke vazhduar me hetimet lidhur me rastin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın