Bota

Shpërndahet ushqim për palestinezët që ndodhen nën sulmet dhe embargon izraelite në Gaza

Organizatat bamirëse shpërndanë vakte të ngrohta ushqimi për palestinezët e zhvendosur në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës

Alban Agushi  | 06.05.2025 - Përdıtësım : 06.05.2025
Shpërndahet ushqim për palestinezët që ndodhen nën sulmet dhe embargon izraelite në Gaza

Ankara

Sulmet brutale dhe shkatërruese të Izraelit në Rripin e Gazës së bllokuar vazhdojnë pandërprerë ndërsa "kriza humanitare" po thellohet në rajon për shkak të embargos së plotë, raporton Anadolu.

Organizatat bamirëse shpërndanë vakte të ngrohta ushqimi për palestinezët e zhvendosur në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Një numër i madh palestinezësh, përfshirë edhe fëmijë krijuan grumbullime për të marrë ushqim.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj të dhunshme mëngjesin e 18 marsit, pas armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar në Rripin e Gazës. Prej më shumë se dy muajsh Izraeli nuk lejon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023, numri i palestinezëve të vrarë është rritur në 52.418 ndërsa numri i të plagosurve në 118.091.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın