Politikë, Bota

Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri pranë aeroportit në kryeqytetin e Nigerit

Një zyrtar i Ministrinë së Jashtme tha për Anadolu se nuk ka arsye për shqetësim. "Situata është nën kontroll. Nuk ka nevojë për t'u shqetësuar", tha ai

Oumar Sankare  | 29.01.2026 - Përdıtësım : 29.01.2026
Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri pranë aeroportit në kryeqytetin e Nigerit

Bamako

Sot herët në mëngjes u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime të forta pranë një aeroporti në kryeqytetin e Nigerit, Niamey, ndërsa autoritetet thanë se situata tani është nën kontroll, raporton Anadolu.

Një zyrtar i Ministrinë së Jashtme tha për Anadolu se nuk ka arsye për shqetësim. "Situata është nën kontroll. Nuk ka nevojë për t'u shqetësuar", deklaroi ai.

Zyrtari tha se një ngarkesë e madhe uraniumi nga Nigeri verior ka mbetur e bllokuar në aeroport për javë të tëra dhe se autoritetet po përpiqen të përcaktojnë nëse kjo ka apo jo lidhje me të shtënat me armë.

Nuk ka detaje shtesë në dispozicion, sipas një deklarate të postuar në llogarinë e qeverisë së Nigerit në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X.

Autoritetet thanë se situata po vlerësohet dhe se përditësimet do të ofrohen sapo të bëhen të disponueshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.