Shpërthime dëgjohen në veri të Izraelit pas lëshimit të raketave nga Irani
Ushtria izraelite tha se sirenat e alarmit ajror u dëgjuan në disa zona në të gjithë Izraelin pasi u identifikuan raketa të lëshuara nga Irani drejt vendit
Stamboll
Shpërthime janë dëgjuar në zonën e qytetit Haifa, në veri të Izraelit, pas lëshimeve të raketave nga Irani, transmeton Anadolu.
Më herët, ushtria izraelite tha se sirenat e alarmit ajror u dëgjuan në disa zona në të gjithë Izraelin pasi u identifikuan raketa të lëshuara nga Irani drejt vendit.
Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit herët sot, të quajtur “Ulërima e Luanit”, si dhe shpalli një gjendje të jashtëzakonshme “të posaçme dhe të menjëhershme” në mbarë vendin.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjithashtu konfirmoi “operacione të mëdha luftarake” në Iran me synimin për “të mbrojtur popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian”.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
