Shpërthen vullkani Semeru në Indonezi, hiri arrin deri në 700 metra lartësi
Vullkani Semeru shpërtheu dy herë sot, duke nxjerrë hi deri në 700 metra mbi majën e malit në provincën Java Lindore të Indonezisë
Stamboll
Vullkani Semeru shpërtheu dy herë sot, duke nxjerrë hi deri në 700 metra mbi majën e malit në provincën Java Lindore të Indonezisë, transmeton Anadolu.
Vullkani Semeru i vendosur në kufirin e distrikteve Lumajang dhe Malang në Java Lindore, në shpërthimin e tij të parë herët në mëngjes hodhi një kolonë hiri vullkanik deri në 500 metra dhe zgjati 123 sekonda, raportoi agjencia e lajmeve Antara.
Shpërthimi i dytë zgjati 115 sekonda me një amplitudë maksimale prej 22 milimetrash.
"Publikut i ndalohet të angazhohet në aktivitete brenda një rrezeje prej 5 kilometrash nga krateri/maja e malit Semeru për shkak të rrezikut të shkëmbinjve të hedhur", tha Mukdas Sofian, një oficer në Postën e vëzhgimit të vullkanit Semeru.
Indonezia, e vendosur në "Unazën e Zjarrtë të Paqësorit", përjeton aktivitete të shpeshta sizmike dhe është shtëpia e më shumë se 120 vullkaneve aktive.
