Bota

Shpërthejnë përleshjet midis policisë dhe protestuesve pro-palestinezë në Zvicër

Policia ngriti barrikada përpara ndërtesës së parlamentit dhe kur disa protestues të maskuar filluan të veprojnë në mënyrë agresive duke u përpjekur të thyejnë barrikadat, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën

Abdulbesar Ademi  | 12.10.2025 - Përdıtësım : 12.10.2025
Shpërthejnë përleshjet midis policisë dhe protestuesve pro-palestinezë në Zvicër

Bern

Përleshjet kanë shpërthyer midis policisë dhe demonstruesve gjatë një tubimi pro-palestinezë në qytetin zviceran Bern, raporton Anadolu.

Më shumë se 2 mijë njerëz u tubuan në qendër të qytetit Bern dhe marshuan drejt Pallatit Federal për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

Policia ngriti barrikada përpara ndërtesës së parlamentit dhe kur disa protestues të maskuar filluan të veprojnë në mënyrë agresive duke u përpjekur të thyejnë barrikadat, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën.

Njësi shtesë policore nga kantone të tjera u dërguan në vendngjarje, ndërsa zjarrfikësit ndërhynë për të shuar një zjarr të vogël të shkaktuar nga fishekzjarret e hedhur nga protestues.

Policia raportoi dëme materiale dhe njoftoi se nuk do të lejohen marshime të mëtejshme në qendër të qytetit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.