Shoygu pas takimit Erdoğan-Putin: Në Idlib nuk do të kryhet operacion ushtarak
Në lidhje me situatën në Idlib, Shoygu tha se, "Në Idlib nuk do të kryhet operacion ushtarak. Detajet në lidhje me çështjen do të koordinohen me palën siriane në orët në vijim"
Soçi
SOÇI (AA) - Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu, ka bërë të ditur se në Idlib nuk do të kryhet operacion ushtarak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shoygu ka folur për gazetarët pas takimit të zhvilluar në qytetin Soçi mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Në lidhje me situatën në Idlib, Shoygu tha se, "Në Idlib nuk do të kryhet operacion ushtarak. Detajet në lidhje me çështjen do të koordinohen me palën siriane në orët në vijim".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.