Shkup, shkollat ndërkombëtare Maarif organizuan aktivitet me rastin e "Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës"
Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova, ambasadori i Turqisë në Shkup Fatih Ulusoy, anëtarë të Parlamentit, mësues, nxënës dhe të ftuar të tjerë morën pjesë në event
Shkup
Shkollat e Fondacionit Turk Maarif (TMV) në Maqedoninë e Veriut organizuan një aktivitet me rastin e "Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës", raporton Anadolu.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova, ambasadori i Turqisë në Shkup Fatih Ulusoy, anëtarë të Parlamentit, mësues, nxënës dhe të ftuar të tjerë morën pjesë në eventin e mbajtur në sheshin "Maqedonia" në Shkup.
Përfaqësuesi i TMV-së për Maqedoninë e Veriut, Osman Demirgul tha se shkollat e TMV-së që veprojnë në 64 vende si një organizatë globale arsimore, janë bashkuar me të rinj maqedonë, shqiptarë, turq, boshnjakë, romë dhe të gjitha bashkësitë etnike dhe fetare për të demonstruar vullnetin e tyre për të jetuar me respekt, në përputhje me kuptimin e tolerancës.
"Është jashtëzakonisht domethënëse të mbahet ky program në sheshin e Shkupit të një vendi si Maqedonia e Veriut, i cili u lejon të gjitha grupeve etnike të praktikojnë kulturën, gjuhën dhe besimet e tyre dhe mund të shërbejë si shembull tolerance", deklaroi Demirgul.
Si pjesë e programit, u shfaqën fotografi të përgatitura nga nxënësit e shkollave TMV dhe nxënësit interpretuan këngë në gjuhë të ndryshme.
Dita Ndërkombëtare e Tolerancës u miratua nga UNESCO në vitin 1995 më 16 nëntor.
