Bota

Shkup, prezantohen ndryshimet në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve

Ministrja Apostollska tha se vetë ndryshimet ligjore në këtë ligj dëshmojnë se qeveria me përkushtim bashkëpunon dhe komunikon me komunitetin e biznesit

Abdula Berisha  | 24.07.2019 - Përdıtësım : 25.07.2019
Shkup, prezantohen ndryshimet në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve

Shkup

Ministrja pa resor e angazhuar për investime të huaja në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Zorica Apostollska, realizoi takim me kryetaren e Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE) të Maqedonisë së Veriut, Daniella Arsovska, si dhe me përfaqësues të komunitetit të biznesit, ku u prezantuan ndryshimet ligjore të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja Apostollska tha se vetë ndryshimet ligjore në këtë ligj dëshmojnë se qeveria me përkushtim bashkëpunon dhe komunikon me komunitetin e biznesit.

"Më e rëndësishmja është që u bë një zgjerim i përfshirjes së kompanive për shkak se u vlerësua se akoma ka potencial, ka mjete në Buxhet. Vitin e kaluar të gjitha u shpenzuan, këtë vit janë paraparë 47 për qind mjete më shumë", tha Apostollska.

Kryetarja e LOE-së, Arsovska, tha se ligji pësoi ndryshime që ishin kërkesë e komunitetit të biznesit, ku përpos zgjerimit dhe përfshirjes së më shumë sektorëve, është bërë edhe thjeshtëzimi i kushteve dhe ndryshimi i afateve të aplikimit.

"Numri i kompanive të cilat tani me këtë pako janë përfshirë, është rreth 4.000 dhe shpresojmë që do të jetë më e madhe përqindja e kompanive të cilat do të mund të shfrytëzojnë mundësinë. Siç e dini, nga ligji i parë, pak më shumë se 300 kompani kishin mundësi të shfrytëzojnë këtë pako të mbështetjes financiare", tha Arsovska.

Kryetarja e LOE-së gjithashtu tha se në të ardhmen do të organizohen disa takime ku kompanitë në mënyrë të detajuar do të njoftohen me kushtet dhe afatet e aplikimit.

Gjatë konferencës për media u tha se për planin për rritje ekonomike, në kuadër të Buxhetit janë planifikuar rreth 70 milionë euro për mbështetje të kompanive.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.