Bota

Shitjet e kompanisë Tesla në BE vazhdojnë të shënojnë rënie mes konkurrencës në rritje

Shitjet e kompanisë Tesla kanë rënë me shpejtësi në Evropë në muajt e fundit për shkak të qëndrimeve politike kontraverse të Muskit, ndërhyrjes së tij në politikën evropiane dhe konkurrencës së shpejtë nga markat kineze

Mücahithan Avcıoğlu  | 25.06.2025 - Përdıtësım : 25.06.2025
Shitjet e kompanisë Tesla në BE vazhdojnë të shënojnë rënie mes konkurrencës në rritje

Stamboll

Sipas të dhënave nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA), shitjet e kompanisë Tesla në Evropë kanë shënuar një rënie me 40,5 për qind në muajin maj në baza vjetore, transmeton Anadolu.

Raporti i ACEA-së raportoi se kompania e automjeteve elektrike me bazë në SHBA e miliarderit Elon Musk gjatë muajit maj shiti 8.729 automjete në BE, ndërsa kjo shifër në muajin maj të vitit të kaluar ishte 14.682.

Në Evropë, duke përfshirë BE-në, Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë dhe Mbretërinë e Bashkuar, shitjet e kompanisë Tesla në muajin maj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar gjithashtu ranë me 27,9 për qind në 13.863 automjete.

Ndërkohë, shitjet e automjeteve elektrike me bateri u rritën me 27,2 për qind në maj, duke arritur në 193.493 automjete në Evropë.

Nga ana tjetër, prodhuesit kinezë të automjeteve rritën shitjet me 111 për qind në bazë vjetore, duke arritur në 65.808 automjete gjatë muajit maj. Pjesa e tyre e tregut u dyfishua gjithashtu në 5,9 për qind.

“Pavarësisht vendosjes së tarifave nga BE-ja për automjetet elektrike kineze, markat e saj të automjeteve vazhdojnë të shënojnë rritje të fortë në të gjithë Evropën”, tha Felipe Munoz, analist global në kompaninë Jato Dynamics.

Ai tha se vrulli i tyre është pjesërisht për shkak të vendimit të tyre për “të nxitur një rajon motorë alternativë, siç janë automjetet hibride të rikarikueshme dhe ato hibride të plota”.

Shitjet e kompanisë Tesla kanë rënë me shpejtësi në Evropë në muajt e fundit për shkak të qëndrimeve politike kontraverse të Muskit, ndërhyrjes së tij në politikën evropiane dhe konkurrencës së shpejtë nga markat kineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.