Shirat e rrëmbyeshëm përmbytin rrugët në Pakistan
- Shumë rrugë dhe lagje të banuara u zhytën nën ujë, pasi shirat e rrëmbyeshëm mbingarkuan sistemet e kanalizimit, duke e bërë të vështirë për banorët të lëviznin nëpër rrugët e përmbytura

Shkup
LAHORE (AA) - Reshjet e rrëmbyeshme të shiut në qytetin Lahore të Pakistanit shkaktuan përmbytje të gjera, veçanërisht në zonat e ulëta të qytetit, raporton Anadolu.
Shumë rrugë dhe lagje të banuara u zhytën nën ujë, pasi shirat e rrëmbyeshëm mbingarkuan sistemet e kanalizimit, duke e bërë të vështirë për banorët të lëviznin nëpër rrugët e përmbytura.
Ekipet e emergjencës po punojnë për të menaxhuar situatën dhe për të zbutur ndërprerjet e shkaktuara nga moti i keq. Sezoni i shirave në Pakistan dhe Indi zakonisht zgjat nga qershori deri në shtator.
Sipas raporteve të publikuara në fillim të muajit korrik nga Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive (NDMA), të paktën 63 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur në incidente nga reshjet e shiut në mbarë Pakistanin deri më 26 qershor.