Shirat e dendur dhe rrëshqitjet e dheut shkaktojnë 37 të vdekur në Etiopinë veriore
Rreth 731 bagëti janë rrëmbyer nga përmbytjet në zonën Wagkhmra të rajonit Amhara, tha një zyrtar i vendit
Addis Abeba
Të paktën 37 persona kanë vdekur për shkak të reshjeve të dendura që po vazhdojnë në Etiopinë veriore, ku rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet kanë shkaktuar shkatërrime, tha një zyrtar i vendit, transmeton Anadolu.
Rreth 731 bagëti janë rrëmbyer nga përmbytjet në zonën Wagkhmra të rajonit Amhara, tha Mihiret Melaku, kreu i Zyrës së Parandalimit të Fatkeqësive Zonale dhe Koordinimit të Sigurisë Ushqimore, i cili foli për një radiostacion lokal.
Melaku tha gjithashtu se përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkatërruar 277 shtëpi fermerësh.
Rrëshqitjet e dheut kanë marrë mbi 500 jetë që nga korriku në vendin e Bririt të Afrikës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
