Bota

Sheikh Mishal Al Ahmad Al Jaber Al Sabah emir i ri i Kuvajtit

Al Sabah pason Sheikh Nawaf Al Ahmad Al Sabah

Rania R.a. Abushamala  | 20.12.2023 - Përdıtësım : 20.12.2023
Sheikh Mishal Al Ahmad Al Jaber Al Sabah emir i ri i Kuvajtit

Kuvajt

Sheikh Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah bëri të martën betimin kushtetues si emir i ri i Kuvajtit, duke pasuar të ndjerin Sheikh Nawaf Al Ahmad Al Jaber, raporton Anadolu.

"Emiri i vendit, Sheikh Mishal Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, mbajti fjalimin mbretëror pas betimit të tij kushtetues", njoftoi Asambleja Kombëtare e vendit në X.

Më 16 dhjetor, princi Nawaf Al Ahmad Al Jaber Al Sabah ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.

Në të njëjtën ditë, kabineti shpalli Sheikh Mishal-in si emir të ri të Kuvajtit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın