Bota

Shefja e politikës së jashtme të BE-së: Lufta e Rusisë në Ukrainë është një kërcënim ekzistencial

"Lufta e Rusisë në Ukrainë është një kërcënim ekzistencial. Nëse (Presidenti rus Vladimir) Putin nuk ndalohet, ai nuk do të ndalet", tha Kaja Kallas

Beyza Binnur Dönmez  | 28.11.2025 - Përdıtësım : 28.11.2025
Shefja e politikës së jashtme të BE-së: Lufta e Rusisë në Ukrainë është një kërcënim ekzistencial

Gjenevë

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas kërkoi bashkëpunim më të fortë me partnerët e Mesdheut Jugor, duke paralajmëruar se lufta e Rusisë në Ukrainë është "një kërcënim ekzistencial", ndërsa ministrat u takuan në Barcelonë për lançimin e Paktit të BE-së për Mesdheun, transmeton Anadolu.

Kaja Kallas tha se pesha gjeopolitike e Mesdheut "po bëhet vetëm më e qartë", duke vënë në dukje se Evropa përballet me "ndryshime tronditëse". Ajo theksoi se pavarësisht konflikteve të shumta globale, "përgjigjja është shumë e thjeshtë".

"Lufta e Rusisë në Ukrainë është një kërcënim ekzistencial. Nëse (Presidenti rus Vladimir) Putin nuk ndalohet, ai nuk do të ndalet", tha ajo.

Duke bërë thirrje për një rivendosje të marrëdhënieve, ajo tha "Ne mund t'i arrijmë këto objektiva vetëm përmes partneriteteve më të forta dhe shumë më tepër bashkëpunimit. Unë gjithashtu besoj se mund ta bëjmë këtë vetëm duke punuar së bashku si të barabartë".

Pakti i ri shtoi ajo, ka për qëllim të thellojë lidhjet në fusha të tilla si ekonomia blu, infrastruktura dixhitale, rrjedhat e energjisë, arsimi, shkëmbimet kulturore dhe startup-et.

"Mesazhi ynë është i thjeshtë, marrëdhënia jonë aktuale është e mirë, por mund të bëjmë më mirë", deklaroi ajo.

Kallas paralajmëroi gjithashtu për rreziqet e përbashkëta të sigurisë në të gjithë Mesdheun, duke përmendur "anijet e flotës hije" që "e ndihmojnë Rusinë të anashkalojë sanksionet", mund të shërbejnë si "pika nisjeje për dronë dhe sulme" dhe paraqesin rreziqe mjedisore.

Ajo tha se stabiliteti i Gazës "është një përparësi për të gjithë ne" dhe se BE-ja "ka një rol për të luajtur në mbështetjen e procesit të paqes".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın